Plisat’, tifogrupi nga Prishtina nuk do jenë prezent në ‘Air Albania’ për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, këtë mbrëmje më 20:45 në Tiranë.
Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka akorduar biletat për grupin, kjo siç ndodh në çdo duel për ultrasit e kuqezinjve.
Mësohet se banderola e shpalosur nga ‘Plisat’ në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë ‘krisjen’ mes palëve. ‘Mallkue qoftë kush s’na do bashkë’, kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t’i përjashtojë ata.
Për këtë, tifogrupi ka reaguar për herë të parë duke lënë të kuptohet se për shkaqe të ndërhyrjeve politike ata janë përjashtuar. Gjithashtu ata tregojnë se nuk do e braktisin Kombëtaren.
‘Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, ‘kriminelat’, ‘tradhëtarët’ … ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.
Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI. Shihemi në Gjermani’, shkruajnë ‘Plisat’.