E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fshihej në një dhomë hoteli, arrestohet 28-vjeçari që plagosi Edis Reçajn në Shkodër
Lajme

Fshihej në një dhomë hoteli, arrestohet 28-vjeçari që plagosi Edis Reçajn në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Elfat Salihin, 29 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Edis Recaj.

Njoftim

Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Perash”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 28 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 19.04.2022.

Procedohet penalisht pronari i hotelit ku fshihej personi në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Perash”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar, i cili fshihej në një hotel në lagjen “Mark Lula”. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se më datë 19.04.2022, në lagjen Perash, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin E. R., 28 vjeç banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, banues në Shkodër, pronari i hotelit në të cilin fshihej shtetasi E. S. Shtetasi D. Gj. nuk ka kryer procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe lëshimin e kuponit tatimor për shërbimin e ofruar në subjektin (hotelin) që administronte.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.