Fuga: Shkaktarin e gjen polici i lagjes, Ministria e Arsimit duhet të gjejë pse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve…
Pedagogu dhe akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në shkollën Janaq Kilica në Fier, ku 58 nxënës dhe 2 mësues u dërguan me urgjencë në spital si pasojë e një helmimi me spraj.
Ndërkohë më herët, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaroi se ky akt përbënte një krim dhe se do gjendej e do ndërshkohej me masë disiplinore personi që e ka shkaktuar këtë.
Mirëpo me anë të një statusi në ‘Facebook’, profesor Fuga shkruan se Ministria e Arsimit nuk e ka për detyrë të gjejë shkaktarin, pasi kjo është punë e policië, por duhet të gjejë pse shkolla i lë hapësira për të tilla akte, personave të tillë problematikë.
Postimi i plotë i Artan Fugës
Ore nuk mund të rri pa e thënë një fjalë.
Po shkurt fare amà se nuk kam kohë.
Me rastin e helmimit të gjimnazistëve në Fier, ministria e arësimit as ka për detyrë sic thotë të gjejë shkaktarin as t’i kërkohet t’a gjejë atë.
Se këtu po bëhet çorbë derri çdo gjë.
Shkaktarin e gjen polici i lagjes, ministria e arësimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve a këtyre ngjarjeve skandaloze që duhet të bënin xhiron e planetit!
O Zot nuk po merret më vesh asgjë!
Mos kanë nisur simptomat e gripit me dhimbje koke dhe trullosje!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



