E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuksi i automjeteve për në malin e Tomorrit,bllokon rrugën
Publik News

Fuksi i automjeteve për në malin e Tomorrit,bllokon rrugën

Qindra e mijëra qytetarë, besimtarë bektashinj janë bërë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit ditën e sotme.

Ata ngjiten drejt Teqesë së Kulmakut si pjesë e ritualeve të këtij besimi. Fluksi i qytetarëve ka sjellë bllokimin e rrugëve që të çojnë në këtë destinacion.

Duke u nisur nga kjo situatë, Policia rrugore e Beratit i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të evituar aksidente.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që kanë parkuar makinat pranë Teqesë që të afrohen pranë mjeteve të tyre pasi ka fluks të madh dhe parkimet fillestare do ndryshojnë për të bërë të mundur qarkullimin deri në ngjitje.

Njoftimi i policisë rrugore Berat:

Policia Rrugore e Beratit nisur nga fakti se në aksin rrugor në drejtim të Malit të Tomorit vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që kanë parkuar mjetet pranë Teqes, të afrohen pranë mjeteve të tyre pasi ka fluks të madh të automjeteve dhe parkimet fillestare do ndryshojnë për të bërë të mundur qarkullimin  e automjeteve që janë në ngjitje.

Gjithashtu drejtuesit e mjeteve të cilët parkojnë mjetin dhe largohen të vendosin numrin e tyre të celularit në xhamin e mjetit në mënyrë që të telefonohen kur duhet të lëvizin mjetet.

1
2
3
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.