Furgoni me pasagjerë del nga rruga, ndërron jetë shoferi
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.
Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Ardian Stafa, 50 vjeç.
Ndërkohë, pasagjerët që ndodheshin në furgon ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



