E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furgoni përplaset me një mjet tjetër
Lajme

Furgoni përplaset me një mjet tjetër

MALIQ – Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve të para, mësohet se kanë mbetur 6 persona të plagosur, nga përplasja e dy automjeteve.

Burime nga policia raportojnë se pranë fshatit Velitërnë, janë përplasur dy makina një furgon dhe një mjet tip Benz, duke lënë të lënduar drejtuesin e këtij të fundit dhe 5 pasagjerët që ndodheshin në furgon.

“Më datë 02.12.2021, rreth  orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital”, thuhet në njoftimin e policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.