E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furnizimi me raketa nga SHBA, i Ukrainës/ Lavrov: Rrezikon që një palë e tretë të futet në luftë
Lajme

Furnizimi me raketa nga SHBA, i Ukrainës/ Lavrov: Rrezikon që një palë e tretë të futet në luftë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar Ukrainën për provokim në përfshirjen e Perëndimit, veçanërisht pas gjasave që SHBA mund të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Lavrov ka bërë të ditur se “ekzistonin rreziqe” për përfshirjen e një pale të tretë në konflikt, pas lajmeve se Uashingtoni planifikon t’i sigurojë Ukrainës raketa që mund të godasin me saktësi objektivat ruse me rreze të gjatë.

“Gjërat që Kievi kërkon në mënyrë të pafalshme nga Perëndimi së pari, tejkalojnë të gjitha kufijtë e mirësjelljes dhe marrëdhënieve diplomatike dhe, së dyti, janë një provokim i drejtpërdrejtë që synon të tërheqë Perëndimin në luftë. Ne kemi vendosur qëndrimin tonë disa herë përmes kanaleve diplomatike midis Rusisë dhe vendeve perëndimore. Ata e dinë pozicionin tonë shumë mirë”, ” tha Lavrov për mediat ruse, në një konferencë për mediat në Arabinë Saudite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.