E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fushata/  Basha nga Gjirokastra: Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes
Uncategorized

Fushata/ Basha nga Gjirokastra: Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes

Duke folur gjatë mitingut elektoral, Basha theksoi se ndryshimi për të rrëzuar Republikën e Vjetër dhe Edi Ramën fillon nga vetja. Ai deklaroi se edhe brenda PD-së askush nuk e ka të përhershme karrigen, dhe kjo është pjesë e ndryshimit.

“Që ta mundim me votë më 25 qershor njerëzit duhet të besojnë që ne nuk jemi këtu të bëjmë estradë. Ndaj ndryshimi ka filluar në shtëpinë tonë. Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes. Unë kam marrë vendime si kryetar i opozitës, kam krijuar ekipin tim fitues, ndonëse janë vendime të vështira janë vendime të drejta në kohën e duhur. Është koha për vendime të forta, të mëdha.

Ne bashkë në Çadrën e Lirisë kemi marrë vendim të madh, nuk do ta lëmë më të jetë si më parë Republikën e Vjetër, frutat e demokracisë do t’i gëzojë çdo shqiptar dhe çdo shqiptare dhe që të ndodhë kjo duhet t’i japim fund pazarit politik të Republikës së Vjetër”, tha Lulzim Basha nga Gjirokastra.

“Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju, kam 48 orë që të ftoj në debat. Përgjigju pozitivisht, caktojmë ditën, caktojmë vendin, caktojmë orën”

Kreu i demokratëve ka prezantuar edhe listën e kandidatëve të PD në Gjirokastër, që udhëhiqet nga Tritan Shehu dhe kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko në vend të dytë, që të dy profesorë.

“Nderi dhe kënaqësia është e imja që Gjirokastra udhëheq me dy profesorë, me profesor doktor Tritan Shehun dhe Landin. Landi është profesor Roland Bejko, i shkollës më prestigjioze të Parisit, shkolla që nxjerr Presiedentët francezë. Ja ku e keni birin tuaj dhe sot vjen t’ju përfaqësojë në Parlament gjirokastrite Roland Bejko”, theksoi krtedemokrati.

Lulzim Basha akuzoi gjithashtu Edi Ramën se ka varfëruar vendin dhe nuk i intereson gjendja ekonomike e familjeve shqiptare. Ai deklaroi se askujt nuk i interesojnë fasadat dhe palmat ku ekonomia e qytetarëve është në rënie dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

“E bashkuar është opozita, e përçarë është qeveria e tepsisë. Ne duam ndryshimin, ata duan ta mbajnë kështu siç janë. Unë kam qenë këtu disa herë këtë vit. Ekonomia katastrofë, rrogat copë-copë, gjobat të karta, shëndetësia në kolaps, arsimi në kaos, universiteti në mjerim. Por Edi Rama thotë punët janë mirë, por populli nuk e kupton. Çfarë është kjo, shaka? Se po të jetë shaka është shaka pa kripë.

E vërteta është ndryshe, gjendja e vendit është katastrofë. Edi Rama jeton i rrethuar në flluckën e tij të palmave, vizitimeve. Sot na tha se s’ka asgjë të keqe me palma, shatërvane. Dhe unë jam dakord. Por të gjitha këto një njeriu të përgjegjshëm i ngelen në fyt kur sheh nënat që s’kanë para t’u blejnë fëmijëve këpucë, kur sheh një spital të shndërruar në torturë të vërtetë për pacientët. Shqipëria janë njerëzit, Gjirokastra janë njerëzit. As palmat, as pllakat, as fasadat, Shqipëria janë njerëzit, Gjirokastra janë gjirokastritët.

Për këta duhet të punoje. 600 milionë Euro për fasada, këtë vendose Edi Rama. Rrogat për herë të parë u ulën si fuqi blerëse, ta thotë INSTAT-i yt që vet e kontrollon. Ti Edi Rama ke humbur çdo lidhje me realitetin. Shqipërinë e ke mbushur cep më cep me drogë, me përjashtim të Lazaratit. E hoqi nga bjeshkët e Lazaratit dhe e bëri gjithë Shqipërinë Lazarat. Kjo është Republika e Vjetër miqtë e mi, janë politikanët që s’duan t’ja dinë fare për ju”, u shpreh Lulzim Basha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.