Fushë Krujë/23-vjeçarja i jep fund jetës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Borizanë në Fushë-Krujë. Raportohet se një 23-vjeçare i ka dhënë fund jetës.
Dyshohet se e reja kishte konsumuar një sasi medikamentesh të ndryshme e si pasojë ndërroi jetë në spital.
“Më datë 26.08.2024, ka ndërruar jetë në spital shtetasja A. Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh të ndryshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



