E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fustanet e nuseve më madhështore në dasmat mbretërore
Publik News

Fustanet e nuseve më madhështore në dasmat mbretërore

Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan fejesën e tyre në nëntor 2017 dhe do të martohen sot, më 19 maj 2018.

Ndërsa Britania përgatitet për një tjetër martesë mbretërore dhe ne me padurim presim për të parë Meghanin me fustanin e saj të bardhë, hedhim një vështrim mbrapa te disa prej fustaneve të nuseve më spektakolare të veshur ndonjëherë.

Shikoni këto fustane të mrekullueshme për të parë se kush nga kasta mbretërore ka fustanin më të bukur.

Princesha Caroline e Monakos. Vajza e madhe Grace Kelly u martua me Philippe Junot në vitet 70, duke veshur një stil klasik bohem të kohës. Ne e duam faktin se ajo shmangi një diademë në favor të një kurorë me lule.

Princesha e Tatiana me veshjen e dasmës. Princi Nikolaos, djali i dytë i ish mbretit Konstantin të Greqisë, nisi nusen e tij në një manastir në ishullin grek të Stepses. Ndërsa dhëndri arriti me anije luksoze, 29-vjeçarja Tatiana e bëri hyrjen e saj në një fustan të bukur Angel Sanchez në një karrocë me kuaj.

Veshje e dasmës së Princeshës Martha Louise.

Mary Donaldson e Danimarkës me fustanin e dasmës. Mary Donaldson e Danimarkës u martua me princin e kurorës Frederik më 14 maj 2004 në Kishën e Zojës sonë në Kopenhagë, Danimarkë.

Princesha Madeleine e Suedisë. Në vitin 2013, Princesha Madeleine e Suedisë u martua me Christopher O’Neill me një fustan të mrekullueshëm të krijuar nga italiani Valentino Garavani.

Veshja e dasmës e Beatrice Borromeo. Beatrice u martua me Pierre Casiraghi, djalin e Caroline Princeshën e Hanover (dhe nipin e Grace Kelly), në 2015.

Princesha e Kurorës Victoria e Suedisë me veshjen e dasmës. 2010.

Për t’u martuar me princin Felix të Luksemburgut, Princesha Claire mbante fustanin më të mahnitshëm të Elias Saab.

Mbretëresha Letizia e spanjës ditën e dasmës.Gazetarja Letizia Orti martoi princin Felipe në një fustan modern nga Manuel Pertegaz, i pajisur me një diademë dhe vello natyrisht.

Mbretëresha Rania e Jordanisë.

Princesha Masako e Japonisë me veshjen e dasmës.

Sarah Ferguson, dukesha e Jorkut.

Veshja e dasmës së Grace Kelly. Aktorja fituese e çmimit Oskar Grace Kelly e kishte takuar vetëm dy herë burrin e saj mbretëror para se të martohej. Me një dasmë madhështore që i përshtatet një filmi përralloresh të Hollivudit, fustania ikonë e nuses ishte projektuar nga Helen Rose.

Veshjs e dasmës së Camilla Parker Bowles.

Mbretëresha Máxima e Holandës në ditën e saj të dasmës.

Fustani i dasmës së Sophie Rhys-Jones. Në qershor 1999, Princi Edward u martua me Sophie në një nga ceremonitë mbretërore më intime në histori, ku morën pjesë vetëm 560 mysafirë. Në një kthesë të traditës, nusja mbante një gjerdan me margaritar të zi dhe të bardhë dhe fustan, të dyja të projektuara nga dhëndri.

Më 13 qershor 2015, Sofja u martua me Princi Carl Philip të Suedisë në Pallatin Mbretëror në Stokholm.

Notarja e Afrikës së Jugut Charlene Wittstock u martua me Princi Albert II të Monakos në një ceremoni të shkëlqyeshme prej 50 milionë funtesh në vitin 2011. Ajo kishte veshur një fustan të thjeshtë Armani Privé.

 

Fustani i dasmës së Princeshës Diana . Kur Diana Spencer u martua me Princin Charles në vitin 1980, fotografitë e dasmës u bënë imazhe që përcaktonin një epokë. Veshja u projektua nga David dhe Elizabeth Emmanuel.

Veshja e dasmës së Kate Middleton, Prill 2011.

Veshja e dasmës Princeshës Elizabeth, 1947.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.