E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Futbollisti Edgar Çani, romantik me të fejuarën italiane: Të dua stilistja ime!
Publik News

Futbollisti Edgar Çani, romantik me të fejuarën italiane: Të dua stilistja ime!

Edgar Çani ishte padyshim blerja më e bujshme te “Partizani” në merkaton e vitit të kaluar, pasi sulmuesi shtatlartë firmosi në fund të verës 2017 një kontratë dyvjeçare me demat e kuq. Gjatë gjithë kohës, Çani ishte në shoqërinë e një bruneje, e cila e shoqëroi partnerin në ambientet e klubit kryeqytetas.

Duke u nisur nga fakti se sa me përkushtim dhe vëmendje qëndronte ajo pranë partnerit, mediat shqiptare të sportit e etiketuan atë si truproja e 29-vjeçarit. Bëhej fjalë pikërisht për të fejuarën e tij italiane, me të cilën Edgar është i lidhur prej kohësh, e cila quhet Chiara Andromedi.

Futbollisti i njohur, pas famës në Itali, i ka bërë një dedikim publik partneres së tij në “Instagram”, duke e motivuar në karrierën e saj të saponisur si fashion designer.

“Të dua stilistja ime!”, i shkruan ai poshtë albumit të fotove nga mbyllja me sukses e stilatës së saj të parë në Itali. Nuk mungojnë lulet dhe puthjet në buzë që ai i jep italianes brune, e cila e shoqëroi futbollistin në Tiranë, pas kthimit të tij nga Italia.

Tifozët ishin të shumtë në ambientet e klubit të kuq, ku Çani firmosi kontratën me pagë 20 mijë euro në muaj, duke u bërë futbollisti më i paguar i Superligës. Lojtari i të kuqve vendosi një rekord në historinë e futbollit shqiptar, duke qenë se firmosi një pagë prej 20 mijë eurosh në muaj, që e renditi ndër milionerët e club-eve. Por nuk vonoi shumë dhe historia e tij me pagën u shndërrua në një televonelë, duke qenë se ai e kërkoi vetë uljen e pagës në dhjetor 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.