E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Futbollisti i Kombëtares ‘shpërthen’ kundër Erion Braçes: Ka harruar shqiptarët
Publik News

Futbollisti i Kombëtares ‘shpërthen’ kundër Erion Braçes: Ka harruar shqiptarët

Në një reagim në rrjetet sociale, mesfushori i Teutës, shprehet i revoltuar ndaj Erion Braçes i cili ka harruar shqiptarët e prekur nga tërmeti por merret me pikët dhe situatën delikate që po kalon klubi i Partizanit.

Kallaku shpreh mbështetjen e tij në këto ditë të vështira për miqtë e tij në Bupq por edhe në të gjithë Shqipërinë.

“Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë. Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra kanë qenë te miqtë e mij në Bubq, që tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi. Po kur shikoj zëvendës kryeministrin e vendit tim që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e me pikët e Partizanit, e ndjej dyfish më shumë dhimbjen, jo vetëm për miqtë e mij në Bubq, por për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Sherif Kallaku në Instagramin e tij.

Kujtojmë që në mesjavë Teuta mposhti 1-0 skuadrën e Partizanit ku pati shumë kontestime për gjykimin e arbitrit.

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntori shkaktoi 51 viktima dhe me qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe në qiell të hapur pasi shtëpitë u shkatërruan nga lëkundjet e tokës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.