E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fytyra e Ramës deri dhe te picat e samitit të BE, reagon Berisha: Injorancë! Turp!
Lajme

Fytyra e Ramës deri dhe te picat e samitit të BE, reagon Berisha: Injorancë! Turp!

Në Samitin e Procesit të Berlinit, përpara liderëve europianë, kryeministri i vendit mikpritës, Edi Rama, i ka kapërcyer të gjitha caqet e megalomanisë dhe të delirit. Ai  iu shfaq atyre në çdo çap që hodhën në Tiranë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek Piramida dhe sidomos, në tryezat e bukës.

Liderët europianë dhe të Ballkanit u detyruan të shihnin filmin për Edi Ramën, të provonin picat me fytyrën e Edi Ramës, të hanin në pjatat e dekoruara të Edi Ramës dhe me shumë mundësi, fytyra e tij do të ketë qenë e stampuar edhe në letrat higjenike në WC, por mediat nuk u lejuan të hynin deri atje.

Kryetari i opozitës, z. Sali Berisha, nuk ka gjetur fjalë të komentojë këtë prezantim të Shqipërisë në sytë e liderëve të Evropës, por ua ka lënë në dorë vetë qytetarëve të gjykojnë për ato që nuk u panë, duke publikuar demaskimin që i ka bërë rastit,  emisioni investigativ “Piranjat”.

Berisha shkroi vetëm kaq: “Injorancë! Ka qenë dhe 11 vite, kryetar bashkie. Në fakt, turp-kryetar!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.