G-Bani flet pa dorashka: Noizy i pabesë, Getoari çun i keq
Reperi i njohur G-Bani foli pa dorashka për disa tema që kanë bërë bujë së fundmi në media.
Së pari, ai sqaroi arsyet e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas aludimeve se vendimi ishte bërë për vëmendje publike.
“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, – tha G-Bani me sinqeritet.
Reperi përballet me “veten” dhe rivalët e hip hop-it shqiptar
Në pjesën më surprizuese në emisionin “Më prit të dielën”, agjenti virtual i inteligjencës artificiale, një element i ri në programin e Ermal Peçit, gjeneroi një skenë imagjinare ku G-Bani ndodhej në ashensor me disa figura të njohura të muzikës hip hop. Pyetja ishte e qartë: si do të sillej me ta?
Për Noizyn, ai u shpreh me tone të forta:
“Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”
Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk kurseu kritikat:
“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”
Edhe për Getoarin, ai dha një koment të prerë:
“Është djalë i keq, shumë i keq.”
Deklaratat që ndezën rrjetet
Pas intervistës, fragmentet me deklaratat e G-Banit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur debat mes fansave të reperëve. Vetë G-Bani, megjithatë, duket se i qëndron çdo fjale, duke theksuar se thotë atë që mendon dhe nuk ka frikë nga askush në skenën e hip hop-it shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



