Gafa e “Daily Mail”: Rita Ora feston pavarësinë e Ukrainës.
Koncertin e Rita Orës në Prishtine për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës e kanë komentuar pjesa më e madhe e mediave botërore ,të cilat e kanë vlerësuar për performancën e saj.
Tabloidi britanik “Daily Mail”,që ka pasqyruar gjithashtu vizitën e 27 vjecares ditën e pavarësisë në Prishtinë, ka bërë një gafë duke thënë se Rita Ora feston 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.
Më pas në dy artikuj të tjerë flitet për takimin e saj me Ramush Haradinaj,dhe për koncertin madhështor që u mbajt në Prishtinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



