Gafa e dyfishtë e Bashës për Festën e Flamurit
Ashtu si edhe çdo vit, politika shqiptare është ndarë edhe për Festën e Flamurit.
Por ndryshe nga herët e tjera, këtë 28 Nëntor, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë dy gafa rradhazi në lidhje me Festën e Flamurit.
Pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, Basha ngatërroi dy herë datat e ngritjes së flamurit të Kastriotëve 5 shekuj më parë, fillimisht duke thënë 1944 e më pas 1444.
Por në të vërtetë, flamurin e shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ka ngritur më datën 1443 në kalanë e Krujës dhe jo në 1444, vit kur në Lezhë u krye besëlidhja e famshme mes familjeve shqiptare më 2 mars.
“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”, tha Basha duke e kaluar me një buzëqeshje konfuzionin.
Por lapsuset e Bashës nuk i kanë shpëtuar kryeministrit Rama, i cili nuk i humb asnjëherë rastet për t’u kthyer në një “profesor” historie, arti apo çfarëdolloj mësuesi që i kërkon rasti. Rama shkruan në rrjetin social:
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s'e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444🙃Flm që na bën të qeshim😂 pic.twitter.com/FHhFhzirUp
— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2018
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



