E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GAFA E PAFALSHME E SPIROPALIT NË KORÇË, ZBULONI ÇFARË THOTË PËR FAIK KONICËN
Publik News

GAFA E PAFALSHME E SPIROPALIT NË KORÇË, ZBULONI ÇFARË THOTË PËR FAIK KONICËN

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, sekretarja e PS-së Elisa Spiropali, tha se ndihet e privilegjuar që kandidon dhe do t’i shërbejë komunitetit të Kolonjës, vend i cili ka nxjerrë figura të njohura historike.

“Privilegj të jem në shërbim të krahinës që ka gdhendur në histori kaq shumë rilindas, njërëz të arsimit e kulturës, si Fan Noli, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Faik Konica, Papa Kristo Negovani, Shahin Kolonja… mund të vazhdoj gjithë natën”, theksoi Spiropali.

Por mes emrave të lartpërmendur është dhe emri i Faik Konicës, figurë e cila nuk ka lidhje me Kolonjën e Korçës. Vendlindja e Konicës është në Konicë, Janina e tanishme . Ose sekretarja e Partisë Socialiste nuk i njeh mirë figurat historike, ose janë shenjat e para të lodhjes nga fushata elektorale cila nuk ka filluar ende zyrtarisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.