E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara / Kush do të jetë kreu i ri i SPAK
Lajme

Gara / Kush do të jetë kreu i ri i SPAK

Sot zhvillohen zgjedhjet për kreun e SPAK, pasi Arben Krajës i mbaroi mandate tre vjeçar.

Në garë për të zëvendësuar Krajën, janë tre kandidatët Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasë 30 minuta për secilin kandidat, duke filluar sipas rendit alfabetik.

Pra i pari që do të intervistohet do të jetë Adnan Xholi, për të vijuar më tej, me Altin Dumanin dhe mbyllyr me Edvin Kondilin.

11 anëtarët e KLP-së,  Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda do të votojnë në mënyrë të hapur për kreun e SPAK.

Pra, nuk do të ketë vota të fshehta në kuti.

Kujtojmë se ditët e fundit ka pasur përplasje në distancë, në lidhje me këtë proces mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

Kandidati Altin Dumani përflitet se është i preferuari i ambasadës amerikane, ndërsa Edvin Kondili, kandidati i preferuar i Qeverisë.

Vetëm kandidati Adnan Xholi rezulton asnjanës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.