E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara për drejtuesit e Policisë, 9 kandidatë në lojë për 6 poste kyçe
Lajme

Gara për drejtuesit e Policisë, 9 kandidatë në lojë për 6 poste kyçe

Është mbyllur zyrtarisht afati i aplikimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të gjashtë departamenteve kryesore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Procesi, i cili përfundoi më 17 korrik, ka sjellë në garë nëntë kandidatë për pozicionet më të rëndësishme drejtuese në strukturën policore.

Sipas burimeve nga brenda procesit, vetëm gjashtë prej tyre do të përzgjidhen për të drejtuar departamentet strategjike të institucionit. Në listën e kandidatëve përfshihen emra të njohur të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilët do të kalojnë në fazat e mëtejshme të vlerësimit profesional.

Konkurrimi zhvillohet për drejtimin e këtyre strukturave:

  • Departamenti për Policinë Kriminale
  • Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
  • Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse
  • Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike
  • Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  • Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Procesi u çel me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me synimin për të vendosur një standard të ri përzgjedhjeje përmes konkurrimit. Ky zhvillim vjen pas një periudhe pezullimi, pas një padie në Gjykatën Administrative që ndikoi në anulimin e një gare të mëparshme për të njëjtat pozicione.

Kandidatët duhet të plotësojnë kritere të rrepta ligjore dhe profesionale, përfshirë përvojën në nivele drejtuese, integritetin dhe mungesën e masave disiplinore të rënda në vitet e fundit. Në vijim, një komision i posaçëm do të kryejë vlerësimin e plotë të aplikantëve përpara shpalljes së fituesve.

Emërimet përfundimtare do të bëhen me propozim të drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe miratim nga ministri i Brendshëm. Ky pritet të jetë një nga rastet e fundit kur drejtuesit e niveleve të tilla përzgjidhen përmes një gare të hapur, pasi ndryshimet e pritshme ligjore synojnë të kufizojnë procedurat konkurruese në nivelet e mesme drejtuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.