Publikohet renditja e 21 kandidatëve për drejtimin e policisë në qarqe
Është bërë publike lista me pikëzimet e 21 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë konkurruar për pozicionet vakante në drejtimin e strukturave policore në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.
Sipas rezultateve zyrtare, kandidati me vlerësimin më të lartë është Adriatik Tafçiu me 86 pikë, i ndjekur nga Ervin Hodaj me 85 pikë dhe Edvin Ndreu me 84 pikë. Diferencat mes kandidatëve të tjerë paraqiten më të ngushta, duke reflektuar një garë të fortë për këto poste drejtuese.
Lista e plotë e pikëzimeve:
- Adriatik Tafçiu – 86 pikë
- Ervin Hodaj – 85 pikë
- Edvin Ndreu – 84 pikë
- Artion Duka – 74.32 pikë
- Erion Ahmeti – 74.32 pikë
- Arben Nasufi – 74 pikë
- Ylli Doda – 74 pikë
- Alket Shatro – 74 pikë
- Ermal Muçaj – 73.32 pikë
- Ardrit Elmazi – 73.32 pikë
- Ndue Doçi – 73.32 pikë
- Gjovalin Loka – 73.32 pikë
- Xhevahir Karaj – 73 pikë
- Dashamir Spaho – 73 pikë
- Hergis Jica – 72.32 pikë
- Lorenc Shehu – 72 pikë
- Lorenc Meta – 72 pikë
- Alfred Elezi – 72 pikë
- Arjanit Arapi – 72 pikë
- Erzen Cera – 71 pikë
- Alfred Nomani – 71 pikë
Këto rezultate pritet të shërbejnë si bazë për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në qarqet përkatëse, në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave të Policisë së Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



