Gardisti i armatosur i Ramës përplaset me të rinjtë elbasanas
Në media, janë publikuar pamje ku tregohen momentet e konfortimit të të rinjve të Partisë Demokratike me një nga oficerët e gardës në Elbasan, pak para nisjes së takimit të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët rajonalë.Në videon e mëposhtme, dallohet makina e Kryeministrit Rama dhe një nga truprojat e tij që mbyll derën e makinës.
Vetëm pak metra më tej, në një cep, një nga oficerët e Gardës (personi i veshur me këmishë bezhë), shtyn të rinjtë duke dashur t’ju rrëmbejë nga duart pankartat.
Në këtë moment, ka ndërhyrë një qytetar që ka kaluar aty afër, duke i thënë gardistit të mos iu afrohet më të rinjve.
“Nuk je mercenar, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve”,i drejtohet ai gardistit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



