E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gati rikthimi i madh i ‘The Simpsons’, zbulohet DATA dhe detajet
Showbiz

Gati rikthimi i madh i ‘The Simpsons’, zbulohet DATA dhe detajet

Seriali ikonë i animuar “The Simpsons” është gati të rikthehet në kinema pas më shumë se dy dekadash që nga filmi i parë i publikuar në 2007. “20th Century Studios” konfirmoi më 29 shtator 2025 datën e lançimit të filmit të ri, i cili pritet të dalë më 23 korrik 2027.

Posteri i ri që u shpërnda në Instagram, tregon nimazhin e një petulle, simboli i humorit të familjes Simpson, duke paralajmëruar kthimin e Homerit për një aventurë të re dhe emocionuese në ekran.

Krijuar nga karikaturisti Matt Groening në vitin 1989, “The Simpsons” është një nga serialet më të njohura dhe më jetëgjata të animuar në historinë televizive, me afro 800 episode të transmetuara gjatë 36 viteve të fundit. Historia e familjes Simpson, me prindërit Homer dhe Marge dhe fëmijët Bart, Lisa dhe Maggie, ka mbetur pjesë e pandashme e kulturës popullore.

Filmi i parë i “The Simpsons” u publikua në korrik 2007 dhe rrëfeu historinë e Homer-it, i cili aksidentalisht kontaminon burimin ujor të qytetit, duke shkaktuar një krizë që çoi në vendosjen e një kupole mbrojtëse nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit. Ky film u prit shumë mirë nga publiku dhe arkëtoi mbi 500 milionë dollarë në të gjithë botën, duke përfunduar me një skenë të njohur ku bebe Maggie thotë fjalën “Vazhdim?” në fund të krediteve.

Në vitin 2014, producenti ekzekutiv James L. Brooks zbuloi për mundësinë e një filmi të dytë, por projektet u pezulluan për shkak të pandemisë së Covid-19. Më 2024, shkrimtari dhe producenti Al Jean konfirmoi se nuk kishte pasur zhvillime konkrete deri në atë moment.

Tani, me rikthimin e filmit të ri, fansat e “The Simpsons” kanë arsye të jenë të emocionuar për një kapitull të ri që pritet të ruajë humorin dhe satirën që e kanë bërë serialin kaq të dashur në mbarë botën. Detajet e skenarit dhe historisë së filmit nuk janë zbuluar ende, por rikthimi i familjes Simpson në ekran pritet të jetë një ngjarje e madhe për adhuruesit e këtij seriali legjendar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.