E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta gjermane: Kërcënon se nëse Maqedonisë së Veriut i çelen negociatat atëherë….
Bota

Gazeta gjermane: Kërcënon se nëse Maqedonisë së Veriut i çelen negociatat atëherë….

Gazeta kryesore gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung, në një  artikull të korrespondentit Michael Martens mbi çeljen e negociatave nga Maqedonia, argumenton se Edi Rama po luan “ngatërrestarin e zjarrvënësin” çka, sipas tyre ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit.

 

“Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia e Veriut shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave atëherë Rama do shtrojë  çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera përfshi edhe ato të Maqedonisë”, shkruhet mes të tjerash në artikull.

Capture

Gazeta thekson se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare ndërsa për Maqedoninë, e cila arriti marrëveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapërcyeshme.

Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama po e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.