Gazetarët bojkotojnë opozitën, a do të ketë të njëjtin standard për të gjithë?
Gazetarët bojkotojnë opozitën – A do të ketë të njëjtin standard për të gjithë?
Sot, gazetarët dhe operatorët bojkotuan opozitën duke hedhur kamerat në tokë para ambienteve të gjykatës.
Reagimi erdhi pasi një operator i News 24 u godit me molotov nga një protestues. Një akt i papranueshëm, që rrezikoi jetën e një punonjësi të medias dhe solli reagimin e menjëhershëm të trupës së gazetarëve dhe operatorëve.
Refuzimi për të transmetuar ishte një mesazh i fortë solidariteti.
Por lind një pyetje që nuk mund të shmanget.
Pse i njëjti standard nuk është aplikuar edhe në raste të tjera, kur gazetarët janë ofenduar, përjashtuar apo etiketuar nga politika?
Ka pasur momente kur pushteti ka përdorur gjuhë fyese ndaj medias, ka përjashtuar gazetarë nga konferencat dhe ka përdorur etiketime denigruese.
A duhet reagimi të jetë selektiv, apo i njëjtë ndaj çdo presioni, pavarësisht se nga cila palë vjen?
Nëse solidariteti është parim, ai duhet të vlejë përballë kujtdo.
Media duhet të reagojë sa herë cenohet dinjiteti i saj.
Sepse standardi i dyfishtë dëmton besueshmërinë.
Publiku pret barazi dhe pavarësi – jo selektivitet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



