Gazetari Berat Buzhala: Agroni në zgjedhjet tjera i merr 12 mandate!
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas daljes së Agron Shehaj në emisionin Opinion, duke u ndalur tek çështja e pronave në Rrjoll dhe roli i biznesmenit Bashkim Ulaj.
Sipas Buzhalës, rasti i Rrjollit përbën një nga episodet më problematike të tranzicionit pronësor në Shqipëri, ku “rreth 150 hektarë tokë” me vlerë “100 deri në 150 milionë euro” kanë kaluar në mënyrë të dyshimtë në duar private, përmes një zinxhiri veprimesh që ai e cilëson si kriminal.
Në shkrimin e tij, ai thekson rolin e Shehajt si i vetmi aktor politik që po e trajton këtë çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë:
“Agroni është politikani i vetëm në Shqipëri që po e ka guximin me u marrë me këtë temë, jo sa për sy e faqe, por me e trajtu temën në mënyrë meritore.”
Buzhala ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si prona publike ka përfunduar në duar private:
“Qysh ndodhi që gjithë ajo tokë me kalu në pronësi të një tipi që ka qenë përgjegjës për i shtetit për toka, kurse krejt rastësisht ai tipi ato tokat ia ka shitë njanit prej njerëzve ma të pasun dhe ma të lidhun politikisht në Shqipëri, Bashkim Ulajt?”
Ai e cilëson këtë proces jo si rastësi, por si një mekanizëm të pastër kriminal:
“Kjo nuk është rastësi, por është krim i pastër e dinë edhe peshqit e detit.”
Në analizën e tij, Buzhala ndalet edhe tek profili politik i Shehajt, duke e vlerësuar për konsistencë dhe qartësi në qëndrime:
“Agroni kurrë nuk ka thënë që është krim me qenë i pasur. Agroni thotë që nëse je bërë i pasur përmes krimeve, atëherë kjo është krim.”
Sipas tij, pas suksesit elektoral me dy mandate, Shehaj është kthyer në një figurë të padëshiruar për të gjithë spektrin politik:
“Tash ai është shndërruar në personalitet të urryer dhe të bezdisshëm prej krejt skenës politike, edhe prej atyre të Ramës, edhe prej atyre të Berishës.”
Në përfundim, Buzhala e konsideron Shehajn si një ndër figurat më të rralla në politikën shqiptare:
“Nuk e njoh askënd në skenën politike shqiptare… që është më i ndershëm dhe më i guximshëm.”
Dhe projekton një rritje të mëtejshme politike:
“Agroni në zgjedhjet tjera i merr 12 mandate. Ma e vështirë ka qenë me i marrë dy mandate herën e fundit, se 12 në zgjedhjet tjera.”
Në thelb, ky qëndrim e vendos debatin për Rrjollin përtej një konflikti pronësor lokal, duke e kthyer në një test për integritetin e sistemit politik dhe raportin e tij me interesat ekonomike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



