E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Bushati flet për vjedhjet Berberit të tenderave: Edi Rama i ka vendosur SPAK-ut vijat e kuqe, që në Shqipëri vidhet por vidhet pas kurrizit të tij
Lajme

Gazetari Bushati flet për vjedhjet Berberit të tenderave: Edi Rama i ka vendosur SPAK-ut vijat e kuqe, që në Shqipëri vidhet por vidhet pas kurrizit të tij

Gazetari Andi Bushati thotë se opozita  me dy komisionet parlamentare, mori ato që ua jep ligji dhe ua njeh Kushtetuta, por ka lëshuar disa nga kërkesat e saj.

Bushati tha se ne sot nuk kemi garanci që çështja McGonigal do të hetohet, që fluturimet me charter do të hetohen.

“Kërkesat që paraqiti opozita ua jep ligji, ua njeh Kushtetuta, por e kishin zhveshur opozitën nga disa të drejta që ua njeh ligji”, tha Bushati. Ai tha se marrëveshje bëhet kur njëra palë lëshon një gjë nga vetja, por në rastin konkret PS nuk ka lëshuar asgjë, thjesht i dha opozitës atë që i jep ligji, ndërsa opozita ka lëshuar diçka nga vetja, që ka të bëjë me Komisionet e tjera Hetimore”, tha Bushati.

Lidhur me SPAK, Bushati u shpreh se sot kemi ende idiotë të dobishëm që besojnë ende se SPAK e drejtojnë amerikanët etj etj.

“Edi Rama i ka vendosur SPAK-ut vijat e kuqe, që në Shqipëri vidhet por vidhet pas kurrizit të tij. Tani na doli që po vidhet te rrugët, po si ka mundësi që nuk e di Balluku apo Rama? Dmth grabitjen e bëjnë peshqit e vegjël, megjithëse këta dalin çdo ditë në zyrat e shtetit me një agjendë si do vjedhim”, tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.