E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Çollaku: Sfidë publike për kryeministrin e vendit, ministrat, kryetarin e GJL, a kanë përdorur SKY ECC
Lajme

Gazetari Çollaku: Sfidë publike për kryeministrin e vendit, ministrat, kryetarin e GJL, a kanë përdorur SKY ECC

Çollaku është shprehur se këta shtatë grupe kriminale kanë pasur takim me drejtuesit e qarqeve të PS dhe me to kontaktonte drejtuesi i grupit.

“Unë kam bërë një sfidë që po  lë të hapur për kryeministrin e vendit, ministrin e brendshëm, ministrin e drejtësisë dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë a kanë përdorur ndonjëherë telefona të dekriptuar. Kësaj do ti shtoj dhe udhëtimin me carter të pesë zyrtarëve shumë të rëndësishëm të këtij vendi në Aruba me Artur Shehun.

Këta shtatë grupe kriminale kanë pasur takim me drejtuesit e qarqeve të PS dhe me to kontaktonte drejtuesi i grupit. 3 milionë euro të sekuestruar janë vetëm xhiro ditore. Durrësi është magazina e hyrjeve të sendeve të paligjshme dhe ligjshme në Shqipëri dhe ka  1 vit e gjysmë që nuk dëgjoj për sekuestrime të kokainës, ndërsa ministrja gjermane thotë se trafikantët kryesor të kokainës në Gjermani janë nga Shqipëria.

Kur ti ke identifikuar oficerë të lartë të policisë se janë të inkriminuar përse zhvillon operacione nënë dirigjimin e tyre. Kriminelët e kanë parë operacionin nga Dubai në televizion. “

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.