E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Hoxha: Çdo politikan që  ka video +18 ne kompleksin e Balilit të rri i qetë se nuk bëhet publike
Lajme

Gazetari Hoxha: Çdo politikan që ka video +18 ne kompleksin e Balilit të rri i qetë se nuk bëhet publike

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “A2 Sot” ka folur në lidhje me çështjen e Klement Balilit.

Gjatë kësaj interviste Hoxha u ndal edhe tek zërat, që thonë se Balili disponon video + 18 të politikanëve shqiptarë, që janë bërë në kompleksin që është në pronësi të familjes Balili.

Gazetari ka thënë se edhe sikur familja, të disponojë materiale të tilla, ato nuk do të bëhen publike.

Hoxha ka thënë më tej:

Sigurisht që kompleksi turistik që ata kanë është i monitoruar mirë me kamera sigurie. Në momentin që ka folur edhe Manjani më kujtohet që i kam nxjerrë edhe atij një foto që ka qenë në atë kompleks. Për sa kam unë njohuri për Balilët edhe nëse ata i kanë ato video, ata nuk i nxjerrin kurrë. Ata janë përpjekur të luajnë shumë me disa tipare që nuk e shesin mikun. Ata thonë se si ka mundësi që kaq shumë politikanë që kanë ardhur tek ne për të pushuar, për të bërë takime, si është e mundur që të gjithë ata na flakën dhe na akuzojnë, bëjnë sikur nuk na njohin, por në fakt është e kundërta dhe të gjithë kanë qenë këtu.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Hoxha ka thënë se ai do të donte, që ato materiale të dilnin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.