E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i ‘Euractiv’ sfidon Ramën: Nëse do ta shohësh
Bota

Gazetari i ‘Euractiv’ sfidon Ramën: Nëse do ta shohësh

të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

Gazetari i portalit të njohur të Brukselit, ‘Euractiv’, reagoi pasi Edi Rama u tërbua me intervistën që kishte dhënë ministri i tij, Ferit Hoxha për median e Brukselit. Në intervistën për ‘Euractiv’, Ferit Hoxha shprehej se pakti Rama-Meloni nuk do të shtyhet përtej vitit 2030. Por i zemëruar, Rama tha se ky pakt do të jetë në fuqi për sa kohë të dojë Italia. Gazetari i medias së Brukselit sfidon Ramën në rubrikën e tij ‘Raportuesi’, duke i thënë se mund t’i ofrojë transkriptin e intervistës së ministrit të tij.

Nga Eddy Wax, EURACTIV

‘Raportuesi’ u befasua kur pa një postim në rrjetet sociale nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën, i cili sfidonte raportimin mbi një intervistë të zhvilluar të hënën me ministrin e Jashtëm të vendit, Ferit Hoxha, intervistë që shkaktoi debat politik në Itali.

Intervista fokusohej në deklaratën e Hoxhës se marrëveshja Itali–Shqipëri për emigracionin nuk do të zgjatet pas vitit 2030, sepse deri atëherë Shqipëria pret të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Këto deklarata u pasqyruan gjerësisht në shtypin italian, nga ‘La Stampa’ deri te ‘Corriere della Sera’. Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani. u tha gazetarëve: “2030 është shumë larg; le të fokusohemi te ajo që duhet të bëjmë tani”.

Rama shkroi online: “Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po na kontaktojnë për një citim të pasaktë të raportuar nga një media… dua të ritheksoj qartë dhe shpresoj njëherë e mirë, se protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia e dëshiron”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu përgjigj postimit me një “Grazie Edi”.

Për saktësi, ja çfarë tha Hoxha, fjalë për fjalë: “Po ju them se pas pesë vitesh, kur Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk është më territor ekstraterritorial. Është territor i Bashkimit Europian. Së pari, është për pesë vite dhe nuk jam i sigurt se do të ketë zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian”.

‘Raportuesi’ shprehet gjithashtu se do të ishte i gatshëm t’i dërgonte kryeministrit një kopje të transkriptit, nëse ai dëshiron ta shohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.