E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i prekur me Covid apelon për mjekët: E njihni stresin që përjetojnë se nga ata varen jetët njerëzore? Ata nuk kanë bërë pushime
Publik News

Gazetari i prekur me Covid apelon për mjekët: E njihni stresin që përjetojnë se nga ata varen jetët njerëzore? Ata nuk kanë bërë pushime

I prekur nga Covid-19, por që ende nuk e ka deklaruar publikisht, gazetari Lutfi Dervishi apelon për respekt të shtuar ndaj mjekëve që janë në frontin e parë të luftës me sëmundjen.

Gazetari që drejton emisionin “Përballë” në TVSH prej ditësh është karantinuar duke u përballur me sëmundjen nga shtëpia, por dy ditë më parë ka shkruar dy statuse në rrjetin social tëitter. Njëri prej të cilëve është për mjekët, dhe tjetri për lodhjen e mjekëve me gjithë enigmat që kanë njerëzit për sëmundjen.

“Le të mendojmë për një moment se mirë apo keq gjatë këtyre 8 muajve ne kemi patur fundjava dhe pushime verore- por mjekët dhe personeli shëndetësor që janë në vijën e pare kundër covid- 19 – janë heronjtë e kohës dhe kurrë nuk do të mundemi t’i vlerësojmë për atë çfarë po bëjnë!”, shkruan Lutfi Dervishi.

E më pas vazhdon për lodhjen e mjekëve për shkak të interesit të shtuar të njerëzve që janë me covid-19.

“E keni provuar lodhjen pas një dasme për shkak të pagjumësisë? Po mërzitjen kur 5 persona ju pyesin për të njëjtën gjë? Po bezdinë e telefonatave orë e pa orë më pyetjet nga më të çuditshmet? Po stresin kur nga puna juaj varen jetë njerëzore?” përfundon Dervishi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.