E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari italian:Mafia shqiptare   jo vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe me  kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri
Lajme

Gazetari italian:Mafia shqiptare jo vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe me kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri

Narcotica’, emisioni italian që ka hetuar rrugën e drogës drejt Italisë në dokumentarin e tretë të transmetuar mbrëmjen e sotme është marrë me Shqipërinë.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3 se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

Gazetari italian shprehet se mafia shqiptare tani nuk merret vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe atë të drogave të forta, si kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri.

Prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri me nëndetëse.

‘Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, është shprehur prokurori Francesco Mandoi.

Ndërsa një tjetër punonjës i Guardia di Fincanca italiane në Shqipëri, është shprehur për ‘Narcotica’ se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019 janë arrestuar dhjetëra shqiptarë që kanë bërë trafiqe droge në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.