E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari nxjerr FOTO-n e çmimit të karburanteve: Bordi i qeverisë ta ‘fut’ dyshtas…
Lajme

Gazetari nxjerr FOTO-n e çmimit të karburanteve: Bordi i qeverisë ta ‘fut’ dyshtas…

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një foto në rrugë ku shikohet si çmimi i karburantëve rritet nga bordi i qeverisë dhe se sa është realisht ai i tregut. Tomorri shkruan se kjo është mënyra se si qeveria i mbron qytetarët, kështu na ka mbrojtur në këto 9 vite shkruan Tomorri krahas fotos.

Statusi
“Kjo foto është një kryevepër. E bere para 2 oresh afer Lezhes. Majtas, me te verdhe me cmimin 236 leke per liter eshte tregu. Djathtas me cmimin 248 leke per liter eshte bordi i qeverise.

Bordi i qeverise u ngrit per te mbrojtur qytetaret nga spekulantet e tregut. Dmth bordi, qe cakton cmimin 248 leke per liter u ngrit per te mbrojtur qytetaret nga ky spekulanti majtas, qe po e shet me 236 leke per liter.

Ja keshtu i mbron qeveria gjithmone qytetaret. Ne 9 vjet keshtu na ka mbrojtur. Ne dysh dmth.

Ah dhe nje gje. Te premten qe shkoi kishte nje plan qe bordi te mblidhej serish. Me formulen e bordit cmimi dilte 260 leke per liter. Por doli Berisha i shkundi paradite dhe nuk ja u mbajti. Shikoni Plattsin.

Cmimi 248 leke per liter eshte fiksuar ne daten 1 qershor. Plattsi u mbyll me 1270 dollare toni. Te premten shkoi 1320 dollare. E kishin gati shkopin prape keta. Por u doli situata nga duart sepse shume pika filluan te dezertonin nga karteli.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.