E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari paralajmëron arrestime para 11 majit :  10 kandidatë të PS janë nën hetim nga SPAK
Flash

Gazetari paralajmëron arrestime para 11 majit : 10 kandidatë të PS janë nën hetim nga SPAK

Gazetari Jul Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Duke folur në “Top Story”, ai tha se janë 10 kandidatë që pritet të jenë në listën e PS, të cilët po hetohen nga SPAK.

Sipas tij, pritet që prokuroria të veprojë para zgjedhjeve, për të shmangur më pas një përplasje me Kuvendin nëse ata marrin mandate deputeti.

“Janë mbi 10 kandidatë të PS që po hetohen nga SPAK. Janë histori të dëgjuara për njerëz që deri dje kanë pasur imunitet. SPAK do shohë shmangien e përplasjes me Kuvendin. Nuk ka listë zgjedhore në SPAK. Dhe është momenti të bëjë veprimet e saj me ata kandidatë që janë në garë, të paktën për Partin e Socialiste janë në lupën e SPAK. Janë figura që njihen dhe SPAK po tenton ta shmangë këtë përplasje në Kuvend dhe ti bëjë ndalimet para zgjedhjeve”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.