Gazetari plas bombën: Rama bleu PD-në, protestat janë fasadë
Gazetari Almer Toska lëshoi deklarata të forta lidhur me protestën e sotme të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka “blerë opozitën” dhe se PD është në krizë të thellë besueshmërie.
“Edi Rama ka blerë opozitën në tavolinë, në 11 maj, dhe kjo është arsyeja pse demokratët nuk kanë besueshmëri,” u shpreh Toska, duke shtuar se struktura të rëndësishme brenda PD-së janë të komprometuara për interesa tenderash dhe përfitimesh personale.
Sipas tij, situata brenda opozitës është aq e rëndë sa që protesta e sotme pritet të jetë ndër më të dobëtat:
“Sot do të shohim një protestë të dobët, me vetëm 200 veta. Ky është rezultati i krizës brenda PD-së dhe mungesës së një lidershipi të besueshëm.”
Toska vijoi me akuza të tjera të rënda në drejtim të qeverisë dhe opozitës:
“Edi Rama e ka marrë garën në tavolinë gjithmonë. Gara e këtij ka qenë gjithmonë e blerë. Në 11 maj Rama bleu opozitën si bllok. Berisha nuk është më si dikur, ndaj duhet të japë një zgjidhje, një alternativë. Nëse Berisha nuk ridimensionon veten në raport me PD, gjendja do jetë edhe më shterpë.”
Sipas tij, protesta e opozitës nuk është spontane dhe nuk lidhet vetëm me situatën politike aktuale, por me përpjekjen për të zhvendosur vëmendjen publike nga një tjetër çështje e rëndë:
Toska shtoi në studion e News24 se protesta po organizohet për të tërhequr vëmendjen nga skandali 50 milion euro i zv/kryeministres Belinda Balluku.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të ri politik, ku PD përpiqet të rikthejë energjinë opozitare, ndërsa qeveria akuzohet për korrupsion dhe kapje të sistemit politik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



