Gazetari Qyno paralajmëron furtunë në drejtësi: Sky Ecc” mund të çojë në pranga me dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë

Ne ditët në vijim dhe këtë herë do të tronditë gjyqësorin dhe prokurorinë.

Paralajmërimi ka ardhur nga gazetari, Eton Qyno, i cili ka thënë se përgjimet e aplikacionit “Sky” kanë fundosur gjyqtarë, prokurorë, policë dhe shumë njerëz të politikës.

Qyno ka paralajmëruar arrestime gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë bashkëpunuar me krimin.

Sky Ecc sa herë fut disketën, ke arrestime. Mund të bësh arrestime çdo muaj, mos them çdo javë. Ajo dosje nuk mbyllet. Do të ketë një operacion shumë të fuqishëm të elementeve të korruptuar në polici, prokurori dhe gjykata. Unë kam publikuar disa episode në drejtësi, por nuk ka konkluzion nga SPAK për ta finalizuar dosjen në gjykatë. Pavarësisht se Sky Ecc u përqendruar te krimi i organizuar dhe përfshirja e policisë. Është fakt se SPAK nuk ka hyrë dot te politika. Nuk ka hyrë asnjë herë në tenderë. Nuk ka hyrë në vepra penale me krimin zgjedhor. Sky Ecc u përdor në 2021 kur ishin zgjedhjet. U bë masakër e vjedhjes së votës. Jo vetëm në Shkodër dhe Tiranë”, tha gazetari.

Ndërkohë sa i takon emrave të politikanëve, Qyno shprehet se SPAK nuk do të godasë para zgjedhjeve. Sipas tij, kjo do e bënte objekt sulmi se po vepron për qëllime politike.

Unë besoj se do shkojë shumë lart te drejtësia, jo në politikë. Jeni më një fazë politike që Shqipëria është në prag zgjedhjesh dhe çdo goditje do cilësohet si goditje politike kundër kundërshtarit. Që këtu do rriste sulmin ndaj SPAK. Për të qenë më koherentë dhe më të pavarur nuk besoj se SPAK do hyjë në politikë. Kam përshtypje se do shkojë te policia, prokuroria apo gjyqësor”, tha ai.

Elton Qyno ka hedhur dritë edhe mbi atë që po ndodh në SPAK mbi hetimet për 21 Janarin. Ai tha se në ditët në vijim do të merren në pyetje gazetari Artan Hoxha dhe Lulzim Basha.

Nuk po bëjnë në veprim sot një mot, por po ecet dhe po bëhen veprime. Pas gruas dhe xhaxhait të Aleks Nikës, u mor në pyetje Ndrea Prendi dhe në ditë në vijim mund të thirret Lulzim Basha, ish-drejtori i policisë, zinxhir komandues i Gradës, por dhe ka informacion që do thirret gazetari Artan Hoxha si personi që ka audiopërgjim. Aty pretendohet se komunikohet në radio mbi urdhrat, ku duhet qëlluar, mbi veprimet që do merrnin njësitë e zjarrit dhe të shpresojmë të kemi një rezultat pozitiv”, tha ai.

Më tej Qyno foli dhe për fshirjen e serverëve të Kryeministrisë. Gazetari tha se nuk ka shans që të rikuperohen materialet.

Do vijë një ditë se edhe Dubai do t’i abandonojë këta. Edhe leja e qëndrimit nuk është e plotë. Ka një afat dhe ajo lejë. Ose do i riatdhesojnë, ose do i dëbojnë. Mund t’i dëbojë, ik në Gjermani. Do shkosh atje do arrestohesh. Ju kujtohet kur erdhi i kriptovalutave që e kërkonte Turqia. Ai erdhi nga Dubai se i mbaroi afati i qëndrimit atje. Mendoi se në Shqipëri përmes parave dhe miqve do jetonte këtu dhe pse jo të bënte biznes. Ai u arrestua”, tha ai.

Publikuar nga Publik Media