E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari vë në pozitë të vështirë  Ramën
Publik News

Gazetari vë në pozitë të vështirë Ramën

Kryeministri Edi Rama u vu në pozitë të vështirë gjatë konferencës për shtyp, ku foli për rritjen e çmimeve. Një ditë më parë, ai tha se karburantet në vitin 2013 kanë qenë më të shtrenjta se sa tani. Por komentuesit dhe ekspertët i kanë kujtuar se çmimi i naftës ka qenë më i ulet.

Jo vetëm kaq, në bursa në atë kohë, çmimi ka qenë më i lartë nga sa është sot. Pikërisht kjo ishte pyetja që i bëri një gazetar sot Edi Ramës, por kryeministri u tërbua.

Gazetari i tha Ramës se një fuçi naftë në bursa në vitin 2013 shitej me 108 dollarë, kurse sot është më pak se 70 dollarë. Kryeministri, që e ka justifikuar çdo rritje çmimesh gjatë kësaj kohe, duke thënë se kështu ndodh në bursat e botës, u vu në gjendje të vështirë.

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari: E them unë në bazë të çmimit të naftës në bursë.

Rama: Krahasimi im është shumë i thjeshtë, ankesa cila është, na është është rritur çmimi i naftës?

Gazetari: Ishte konstatim.

Rama: Po pse e keni këtë mani që ndërprisni, a ma bëre pyetjen? Sot çmimi i naftës ka shkuar aty ku nuk mban më, po si nuk mban më kur paska mbajtur më shumë seç ishte në 2013?

Gazetari: Ishte bursa.

Rama: Nuk po bëj debat me ty more djalë, unë po flas për ujkun, ti më tregon… unë them për çmimin në benzinatë. Atë e vendos tregu, është ky sistem kur ju ishit në lindje e sipër, se jeni disa më të rinj se demokracia. Nuk e vendos shteti sa shitet molla, pjeshka. Ka qenë më e lartë nafta se sot, e ka blerë yt atë më shumë se sa është blerë sot, po nuk po bëj debat.. ça të them, është e pabesueshme, po flas për çmimin e naftës, faleminderit shumë e paskeni bërë verifikimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.