Gazetari Vezaj : Turp i madh, u shkarkua prokurori që hetoi dhe dënoi gjithë kriminelët e 1997
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra ditën e djeshme prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshmë Adnan Kosova.
Kjo pasi më herët Institucioni i Komisionit publik kishte ankimuar vendimin e KPK. Kosova nuk arrinte të justifikonte pasurinë e tij dhe për më tepër pretendohet se ka lidhje me persona me të shkuar kriminale.
Komisioneri Publik e ankimoi vendimin e KPK që e kaloi në procesin e vettingut Adnan Kosovën i cili nuk justifikonte një shumë parash për blerjen e apartamentit në Tiranë. Gjithashtu ai ka shmangur tatimin prej 1 mln 500 lekë dhe për të ardhurat 2.5 mln lekë për shitjen e një apartamenti në Korçë.
Shkarkimi i prokurorit Kosova nuk i ka pëlqyer gazetarit Flamur Vezaj, i cili e konideron si turp shkarkimin e Adnan Kosovës, që hetoi dhe dënoi kriminekët e vitit 1997.
Ai e cilëson prokurorin Kosova si një njeri të matur, dinjitoz dhe shumë profesional, që do t’i mungojë sistemit të akuzës.
Vezaj ka akuzuar edhe anëtarët e KPA, Natasha Mulaj, tpër të cilën thotë që vëllezërit i ka në burg dhe Ardian Hajdarin, që sipas Vezajt, mezi ka mbaruar shkollën.
Postimi i Flamur Vezaj:
Prokurori Kosova, nuk e meritonte shkarkimin!
Adnan Kosova shkarkohet se nuk justifikoje nje kapar prej 1.5 mln leke te marra ne vitin 1998 per blerjen e shtepise edhe pse te arsyetuar nga vet prokurori! Te gjithe e dime si ka funksionuar shteti ne ate kohe! Por pavaresisht kesaj, ai ishte nje nga drejtuesit e prokurorise qe beri historin e akuzes ne Shqiperi! Ngriti dhe drejtoi prokurorine e krimeve te renda, institucion qe hetoi dhe si pasoje e ketij hetimi u denuan te gjithe kriminelet e 1997 e ne vazhdim! Oganizata kriminale, banda te armatosura, trafikant te droges, armeve e femrave deri ne diten e fundit qe ishte ne detyre! Me punen e ketij institucioni te drejtuar prej tij shteti apo qeverit e mburren cka ndikoje edhe ne ndryshimet historike per Shqiperine! Nje prokuror i matur, i ftohte, dinjitoz e shume profesional qe tashme do i mungoje sistemit te akuzes! Vendim turpi nga e “ndershmja” Mulaj me vellezer ne burg e akuza te ndryshme, me Hajdarin qe mezi ka mbaruar shkollen!
Adnan Kosova je krenare per punen qe ke bere!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



