E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Xhafka: Për vetëmbrojtje po të shaj unë i pari:”Q…fsh robtë e veten tënde,o njeri i paaftë,arrogant dhe frikacak!”
OP-ED

Gazetari Xhafka: Për vetëmbrojtje po të shaj unë i pari:”Q…fsh robtë e veten tënde,o njeri i paaftë,arrogant dhe frikacak!”

Nga Agim xhafka

Edvin, ke vjedhur, po vjedh dhe do vjedhësh…

Para ca ditësh reagoi me fjalor rruge Edi Rama ndaj dikujt që e akuzoi se kjo qeveri po vjedh. Po çfarë kam vjedhur unë,mor të q…sha robtë,kanë qënë fjalët e kryeministrit. Po i quaj fjalë të tij jo nga që e ka zakon banalitetin,jo nga që sharrje të tilla i ka bërë m’u në mes të Parlamanetit,por edhe nga që nuk ka erdhur ndonjë përgënjeshtrim për të nga zyrat e propagandës.

Në fakt,Edi Rama ka vjedhur,po vjedh dhe do na vjedhë edhe pas 35 vjetësh,mbase edhe kur nuk do jetë gjallë e të bëjë hije mbi dhè.

Të mos harrojë se në votime premtoi mes shumë çudirave se do të ulë në 6% tvsh e çmimit të energjisë elektrike. Mori votat dhe nuk e lëvizi hiç bythën për premtimin. Pra si një mashtrues rruge që të merr lekët e nuk të jep farat e lulediellit.Keshtu vazhdoi me premtimin se në Rinas do na prisnin çmime ku e ku më të ulëta e sot,pas 5 vjetësh na marrin më shumë se më parë. Apo kur përmbytej vendi dhe tallej me qeverinë e kohes. Na vendosni ne në krye dhe harrojeni ujin. Mashtroi,ose vodhi është sinonime. Siç vodhi rritjen e rrogave,të pensioneve,apo uljen e borxhit publik. Ja,sa na ke vjedhur zoteri.

Ende vazhdon të na vjedhësh. Së pari besimin tek vendi. Sa vendose Ruçin në krye të Parlamentit dhe sinjalin “Go shqiptarë to Evropa”. Më tej po vjedh asistencën e të varfërve,po vjedh taksat e rrugëve për të mbyllur vrimat e buxhetit,po shtrin trarë pagesash kudo,po rrit tarifa dhe po rrënon çdo gjë që prek. Dhe vjedhja e madhe,mbjellja dhe shitja e drogës e rrëzoi përtokë euron duke dëmtuar vendin më shumë se firmat piramidale. Ke futur duar te kursimet e njerëzve,ua mpake ato dhe rrënove vlerën e eksporteve.

Në fund do na vjedhësh edhe kur të jesh mysafir  i Sharrës. Për 35 vjet do paguajnë shqiptarët PPP-e tua. Do i kemi qoka ndaj teje ndër dy breza. Duke filluar nga inceratorët,infrastruktura rrugore,kullat e deri tek kontrolli mjekësor.

Mendon se njerëzit besojnë se je duarjashtë në gjithë këtë korrupsion?Ashtu siç Enveri që megjithëse nuk e shkrepte me gishtin e vet nuk i shpetoi emertimit vrasës e kriminel, edhe ti nuk i shpeton dot shprehjes se pa dijeninë tënde as gjethja nuk lëviz në administratë,në polici,dogana,e kudo.

E di që pas këtyre fakteve mbase do me përgjigjesh si rrugaç,ashtu si di ti,por po bëj vetëmbrojtje,po të shaj unë i pari:”Q…fsh robtë e veten tënde,o njeri i paaftë,arrogant dhe frikacak!”/Syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.