E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari zbulon detaje nga vdekja e futbollistit shqiptar: Ra pandjenja në minutën e 4-t, ambulanca erdhi me vonesë
Lajme

Gazetari zbulon detaje nga vdekja e futbollistit shqiptar: Ra pandjenja në minutën e 4-t, ambulanca erdhi me vonesë

Përmes një postimi në facebook gazetari zbulon se futbollisti ra pandjenja në fushën e blertë në minutën e katërt të takimit dhe u deshëm rreth 15 minuta që të mbërrinte autoambulanca.

Gjithashtu ai shton se në stadium ka qenë dhe e ëma e futbollitstit, e cila përjetoi momente mjaft të rënda duke parë atë që i ndodhi të birit të saj.

“Ne stadium ndodhej edhe nëna e tij…Një tragjedi në familje shqiptare. Sot është ndarë nga jeta  futbollisti shqiptar 21-vjeçar Aleksandër Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por që luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-të greke IliupolI. Futbollisti ka humbur ndjenjat në minutën e 4-t të takimit. Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve. Ambulanca ka ardhur me 15 minuta vonesë në stadium, në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihmë. Ne stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nëna e të ndjerit. U prehsh në paqe, qoftë i lehtë dheu për ty Aleksandër Lambi”, shkruan gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.