E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari zbulon ‘gabimet’ që bënë ekzekutorët e Gilmando Danit
Flash

Gazetari zbulon ‘gabimet’ që bënë ekzekutorët e Gilmando Danit

Pse u zgjodh Rinasi?

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar atentatin ndaj Gilmando Danit, i cili u ekzekutua shumë pranë aeroportit të Rinasit. Sipas tij, vrasja është porositur me një pagesë jashtëzakonisht të lartë, duke marrë parasysh pozitën që Dani kishte në botën e krimit.

Bregu theksoi se autorët e kanë zhvilluar sulmin duke pasur në dispozicion një buxhet të madh, ndoshta deri në rreth një miliard lekë, shifër që sipas tij përputhet me nivelin e rrezikut që marrin përsipër personat që kryejnë atentate të tilla.

Ai shpjegoi se përzgjedhja e zonës së Rinasit nuk ishte rastësore: “Dani jetonte në një territor ku ishte praktikisht e pamundur të depërtohej për të kryer një vrasje, ndaj momenti i daljes nga aeroporti ishte e vetmja mundësi reale. Përveç kësaj, lëvizja e tij me një automjet dhe prania e një oficeri të AMP-së mund t’i kenë krijuar vetë viktimës idenë e një rruge të sigurt”, tha ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Megjithatë, sipas Bregut, mënyra si është zhvilluar atentati tregon se ekzekutorët nuk janë profesionistë të mirëfilltë. Ai përmendi se arma u bllokua dy herë gjatë vrasjes, një detaj që sipas tij e sheh rrallë tek autorët me përvojë. Emri i rëndë i Danit në botën e krimit, shtoi gazetari, mund t’u ketë shkaktuar pasiguri dhe frikë ekzekutorëve, të cilët kanë qëlluar nga distanca dhe vetëm me kallashnikovë – armë që lënë gjurmë të shumta në vendngjarje.

Bregu vuri në dukje se veprimet e tyre ishin të pasakta dhe të ngarkuara me panik: armë të rëna në tokë, qëndrime të pasigurta, një automjet që nuk është djegur plotësisht, të gjitha këto janë elemente që mund t’i ekspozojnë autorët para hetimeve.

Ai shtoi se përdorimi i kallashnikovit, armë me fuqi të lartë shkatërruese dhe me precizion minimal, bie ndesh me idenë e atentatorëve profesionistë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.