E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja investigative, Alisa Mysliu është vlerësuar me çmimin e parë nga Bashkimi Europian për Gazetarinë Investigative për vitin 2016.
Lajme

Gazetarja investigative, Alisa Mysliu është vlerësuar me çmimin e parë nga Bashkimi Europian për Gazetarinë Investigative për vitin 2016.

Çmimi i dytë dhe i tretë shkuan për gazetarët Artan Rama dhe Elvis Nabolli.

Mysliu është vlerësuar me këtë çmim për kronikën investigative për sigurinë ushqimore.

Investigimi i përgatitur nga Mysliu dhe i publikuar ne “Fiks Fare” zbuloi importin me pulat e skartuara, që hynin në vendin tonë duke u falsifikuar certifikata e origjinës (mosha e pulës).
Pulat e skartimit janë një produkt i ndaluar dhe sot në vendin tonë që prej vitit 2005 pas epidemisë së gripit të shpendëve.

Kronika e përgatitur nga Alisia Mysliu solli në vëmendje në vitin 2016, problematikën e importimit të mishit pa kriter si dhe mungesën e kontrollit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Pulat me moshë 17 muajshe kalonin në Kakavijë si pula 1 muajshe.

Pulat e importuara pasi kalonin në Shqipëri shiteshin në pikat e shitjes.
Investigimi hapi një valë të gjerë debati në publik, ku kreu i shërbimit kufitar në Kakavije dhe disa inspektorë u shkarkuan nga detyra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.