E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Lala: Veliaj po hetohet për pastrim të produkteve të veprës penale
Lajme

Gazetarja Lala: Veliaj po hetohet për pastrim të produkteve të veprës penale

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar mbrëmjen e sotme detaje nga hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Veliaj po hetohet për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ajo theksoi se ka dyshime të arsyeshme që është bërë pastrim parash.

Pak ditë më parë në media rrodhi një shkresë e prokurorit të SPAK, që i kërkonte bankave informacion për financat e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

“Pak minuta më parë më konfirmuan zyrtarisht, një oficer i BKH, që çështja penale që diskutuam ka nisur për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Pra dyshime të arsyeshme që është bërë pastrim parash.

Kjo nuk nis hetim administrativ, por është çështje penale që nis hetimi në gjenezë. Ju thatë janë disa drejtorë rastësorë, janë tre krahë të djathtë të Veliajt. Krahët e armatosur të Veliajt, që e kanë shoqëruar në çdo vend (Molla, Qato, Tusha)”, theksoi gazetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.