E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja me famë botërore, Amanpour: Turp të shpërblesh Handke me çmimin Nobel
Lajme

Gazetarja me famë botërore, Amanpour: Turp të shpërblesh Handke me çmimin Nobel

Vendimi për dhënien e Çmimit Nobel në Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, është komentuar dhe nga gazetarja e njohur CNN-it, Christiane Amanpour.

“Faleminderit për Olga Tokarzcuk që iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, por është turp që t’i jepet Peter Handke. Ai mbështeti Slobodan Milloseviçin. Ai madje mbajti një fjalim në funeralin e këtij ekzekutori ballkanik”, tha ajo në Tëitter.

E njohur si ndër emrat më prestigjozë të gazetarisë botërore, edhe për faktin si raportuese në vatra lufte, Amanpour tha se “unë kam raportuar për Millosheviçin dhe pasuesit e tij gjenocidal nga e gjithë Bosnja, si dhe gjykimet që pasuan. Ishte spastrimi i parë dhe i vetëm etnik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Si mund të zgjasin këto kujtime kaq shkurt?”, pyeti ajo.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.