E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja shfazon Ramën: Shtati pyll e mendja fyell…
Lajme

Gazetarja shfazon Ramën: Shtati pyll e mendja fyell…

Kryeministri Edi Rama, është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku fillimisht foli gjatë për makinat që përdor dhe më pas u fut në temën e vetme për të cilën dëshiron të flasë, operacionin propagandistik që e ka quajtur “Kap ça të kapësh”.

Rama ka vijuar të tregojë arrogancën ndaj gazetarëve, duke i thënë Klodiana Lalës se duhet të pushojë së foluri kur flet ai.

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Edi Rama: Ky ishte shpjegimi, e dhashë, të pëlqen mirë, stë pëlqen..

Kjo foto shkaktoi debate të forta në emisionin “Opinion” midis kreut të qeverisë dhe gazetares Klodiana Lala, debat i cili u shoqërua edhe me fyerje.

Debati:

Klodiana Lala: Zt. a ishit ju në dijeni për rrezikshmërinë e këtij personi që sipas policisë ka prirje të theksuara kriminale? OFL deklaroi se ka drejtuar një bandë dhe ka urdhëruar vrasje!

Edi Rama: Jo! Nuk isha i informuar. Kam bërë edhe një foto tjetër shumë vite më parë dhe e kishin vënë në mur.

Lala: Keni bërë takimet e Partisë Socialiste. Keni bërë takimet në pronën e një personi që konsiderohet si një nga krerët e bandave në Elbasan. Jeni shoqëruar nga njerëz që kanë informacion për qytetin.

Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e Partisë Socialiste janë të Partisë Socialiste.

Lala: Por policia ka për detyrë të ruaj edhe kryeministrin.

Rama: Kishte hall mos më vrisnin tek ai hoteli?

Lala: Ky zotëria këtu, i keni çuar një formular, atë vajzën simpatike me syze dhe kapele. Mos më ironizo, mos më intimido.

Rama: Ti po më intimidon mua me nivelin rrazotera të komunikimit.

Lala: Më lër të rendis faktet dhe mund të intimidoni sa të doni por faktet nuk i intimidoni dot. Zotërisë i keni dërguar një letër për të deklaruar pasurinë. Sipas Policisë së Shtetit ky zotëria duhet të ishte prapa hekurave. Do të duhet të ishin zbardhur atentatet sepse i ka mbijetuar dy atentateve dhe të vrarëve brenda familjes së tij. Po e trajtonin këtë historinë e OFL si akt normativ, i cili është antikushtetues. Por, nuk dua t’i hyj kësaj.

Rama: Mos i hyr fare se qenke tap-topi në këtë pjesë, merru me fushën.

Lala: Ke shkuar në pronën e një krimineli.

Rama: E para e punës, mësohu që kur më drejtohesh mua, meqë pretendon se je e fushës…

Lala: Nuk pretendoj, kam arsimimin përkatës.

Rama: Unë qahesha nga Mark Marku, po kjo qenka… Qetësohu! Unë do merrem me çfarë të dua unë. Ke 10 minuta që flet përçart. Rrr..rr..kur ndalon!

Fevziu ngre zërin: O Klodi, mos i ndërhy se merret me ty dhe të merr kohë. Lëre mos i ndërhyj se merret me ty dhe ikën 40 minuta.

Lala: Mund të na japësh përgjigje?

Rama: Unë do të jap përgjigje kur t’i të mbyllësh gojën dhe të flasë unë. Se ti paske problem me frenat.

Lala: E ke parasysh atë shprehjen popullore; Shtati pyll dhe mendja fyll!

Rama: Sa i përket fotografisë nuk kam asnjë pishman. Nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Unë dal në hollin e një hoteli dhe vjen dikush dhe unë bëj. Unë futem kudo.

cccccc

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.