E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja  Xama flet për bumin e ndërtimit në Tiranë: Investimet e vdekura që nuk kthejnë as këstin e kredisë…
Lajme

Gazetarja Xama flet për bumin e ndërtimit në Tiranë: Investimet e vdekura që nuk kthejnë as këstin e kredisë…

Gazetarja Ola Xama reagoi pas një raportimi se në Tiranë, 35,000 apartamentet në AirBnb gjeneruan 12 milionë dollarë të ardhura.

Sipas saj, kjo rrëzon propagandën e qeverisjes së apartamentet po blihen për t’u dhënë me qira në AirBnb.

POSTIMI I PLOTË

“Apartamentet në Tiranë merren për investim për qira dhe AirBnb”, thonë.

Ja dhe të dhënat nga AirBnb, 35 mijë banesa të listuara kanë arkëtuar 12 milion USD të ardhura në 2023.

343 USD në vit për një njësi. Nëse një apartament kushton 100 mijë USD dhe gjeneron 343 USD në vit, kthimi i investimit bëhet pas 291 vjetësh.

Po e zëmë se ka kushtuar 50 mijë USD, prapë kthimi i investimit kërkon 145 vjet. Pa llogaritur këtu koston e amortizimit, mirëmbajtjes, riparimeve dhe vlerës së parasë në kohë.

Kjo dukuri në ekonomi quhet investim i vdekur, sepse nuk arrin që të nxjerrë as këstin e kredisë. Norma e kthimit të investimit (ROI) del negative.

Ta gëzojmë krematoriumin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.