E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja zbërthen skemën e goditjes së avokatit Sokol Mengjesi
Lajme

Gazetarja zbërthen skemën e goditjes së avokatit Sokol Mengjesi

Gazetarja Lala ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të avokatit duke thënë se është e rënduar dhe se ka një hematomë të madhe në kokë.

“Pasi u godit nga Dorian Aliaj me një dorezë hekuri, avokati Mëngjesi ka rënë në tokë dhe ka marrë një tjetër goditje si pasojë e rrëzimit, më pas dhunuesit e kanë goditur sërisht. Gjendja e tij është rënduar, por sipas mjekëve do e kalojë rrezikun për jetën”, tha Lala.

  Mëngjesi ishte avokat i një familje që pretendonte truall.

“Brari dhe Sheqeri ishin familjet në një konflikt për çështje pronash. Prona ishte te diga e Liqenit aty ku sot është ndërtuar. Familja Sheqeri ka kontaktuar avokatin Mëngjesi dhe ka fituar të drejtën e pronës.

Kemi 8 trashëgimtarë nga familja Sheqeri, pjesa më e madhe e të cilëve, ishin dakord që kontrata që ata kishin me avokatin të respektohej, pasi ai kishte dhënë ndihmesën e tij, konsulencën juridike, që ata të fitonin çështjen që po gjykohej.

Dritan Nano, njëri nga trashëgimtarët nuk e ka pranuar kontratën, dhe ka pasur një debat verbal mes tij dhe avokatit. Në momentin që është bërë gjithë ky debat, Dritan Nano ka organizuar gjithë personat dhe kemi ngjarjen e sotme. Avokati kishte paralajmëruar se nëse nuk respektohej kontrata do të ndiqte rrugën gjyqësore”, tha Lala.

Gazetarja ka hedhur poshtë pretendimet se kjo ngjarje ka të bëjë me politikën.

“Dhunuesit janë lidhje shoqërore dhe familjare mes tyre. Është e papranueshme që jeta e çdo qytetari të jetë e rrezikuar në çdo moment. Askush nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi një tjetër dhe jam e trishtuar që politika fut hundët në histori të tilla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.