E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja zbulon detaje nga dëshmia e Agron Nezajt në SPAK
Lajme

Gazetarja zbulon detaje nga dëshmia e Agron Nezajt në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala  u shpreh sot se   Agim Neza u paraqit sot në SPAK për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni lidhur me skandalin McGonigal.

Ajo zbuloi se Neza është pyetur se cilat ishin kontaktet e tij me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI, ku i gjeti paratë që i dha, si edhe kontaktet që vendosi ish-zyrtari gjatë kohës në Shqipëri.

”Agron Neza është paraqitur sot në SPAK rreth orës 12 për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni lidhur me skandalin McGonigal që shpërtheu fillimisht në SHBA dhe më pas në Shqipëri. Nuk është pranuar nga SPAK se ka një hetim, por kjo e fundit është vënë në lëvizje nga një kallëzim i Gazment Bardhit. Nuk mund të them shumë detaje me atë që ka deklaruar Neza sot, pasi shumë aspekte të dosjes janë të paqarta edhe për prokurorët që kanë kërkuar ndihmë në SHBA.

Janë dy aktakuza nga SHBA, një ka të bëjë për shkeljen për oligarkun rus Deripaska dhe rasti që e lidh me Shqipërinë pritet të merret një vendim për të në muajin shkurt. Ajo që ne dimë për dëshminë e Nezës është se cilat ishin kontaktet e tij me McGonigal, ku i gjeti paratë që i dha, cilët persona e kanë kontaktuar, etj. Prokuroria është e rezervuar për këtë çështje edhe sepse procesi në SHBA ende nuk ka përfunduar. Gazment Bardhit po ashtu i është komunikuar që të mos ketë dalje publike lidhur me këtë rast”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.