Gazment Bardhi debat me efektivët e Policisë: Lejoni hyrjen e gazetarëve në selinë e PD! Të shohin krimin e shëmtuar të Berishës
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka debatuar me efektivët e policisë duke u kërkuar që të lejojnë gazetarët të hyjnë në selinë e PD-së.
Policia është përgjigjur se dicka e tillë nuk lejohet pasi aktualisht selia blu konsiderohet një skenë krimi, për shkak të incidenteve të dhunshme.
“Blutë” kanë kërkuar kohën e nevojshme për kryerjen e procedurave. Efektivët janë shprehur se duhet një konfirmim nga eprorët për të marrë një vendim.
“Ju lutëm të hapni rrugën të futen përfaqësuesit e medias. Nuk marr urdhër nga prokurorja për të futur median në zyrën time. Hapni rrugën për median që të shohin krimin e shëmtuar të kryer nga Sali Berisha, duke rrezikuar jetën e demokratëve”, tha Bardhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



