E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi i lumtur për marrëveshjen me LSI: Edi Ramën e ka kapur paniku, i ka ardhur fundi. Ne do sjellim shpresën
Publik News

Gazment Bardhi i lumtur për marrëveshjen me LSI: Edi Ramën e ka kapur paniku, i ka ardhur fundi. Ne do sjellim shpresën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se me marrëveshjen që firmosën sot me LSI-në, do t’ju rikthejnë shpresën shqiptarëve.

Bardhi ndan foto nga momenti i firmosjes së marrëveshjes dhe shkruan se “Edi Ramës i ka ardhur fundi”.

“Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi.

Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë.

Kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”, shkruan Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.