E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Seanca  ku shqyrtohet  marrëveshja për emigrantët me Italinë,  të jetë e hapur për publikun
Lajme

Gazment Bardhi kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Seanca ku shqyrtohet marrëveshja për emigrantët me Italinë, të jetë e hapur për publikun

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, që seancën për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun.

Në shkresën drejtuar këtij institucioni dhe që mban firmën e kryetarit të Grupit, Gazment Bardhi, argumentohet fakti se seanca duhet të jetë e hapur për mediat dhe publikun, pasi mbart një rendësi të veçantë.

“Duke pasur parasysh interesin e veçantë publik që mbart shqyrtimi i kushtetutshmërisë së protokollit, pretendimet e kërkuesit lidhur me mungesën e transparencës dhe konsultimit në fazat e negocimit dhe nënshkrimit, praktikën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese si dhe parimin e transparencës mbi të cilën e kryen veprimtarinë e saj gjykata, në mbështetje të nenit 21, pika 1, të ligjit nr 8577/2000, nenit 5, pikat 1, 2 dhe 4, nenit 26, pika 2, nenit 33, pika 3, nenit 37, pika 1 të Rregullores përfundimisht kërkojmë shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin në Kuvend për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët duke marrë në shqyrtim çështjen. Seanca për shqyrtimin e dokumenteve u vendos të mbahet me 18 Janar.

Kujtojmë se marrëveshja e firmosur mes dy qeverive u kundërshtua nga deputetët e opozitës.

Më 6 Dhjetor, 30 deputetë paraqitën në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë zyrtare për kontrollin e kushtetutshmërisë në protokollin të nënshkruar mes Këshillit të Ministrave të vendit dhe qeverisë italiane.

Kjo kërkesë u paraqit para ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, pasi sipas palës opozitare nuk është respektuar procedura e negocimit dhe nënshkrimit, pasi protokolli bën pjesë në ato kategori marrëveshjesh që kërkojnë autorizimin e Presidentit.

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Gazment BardhiMarrëveshja për emigrantët me Italinë, Gazment BardhiMarrëveshja për emigrantët me Italinë, Gazment Bardhi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.